“Prano ose ik i lirë”, zbulohet ultimatumi i Realit për Sergio Ramos

schedule15:39 - 4 Shkurt, 2021

schedule 15:39 - 4 Shkurt, 2021

Sergio Ramos dhe Real Madrid janë larg rinovimit të kontratës. Kapiteni i kampionëve të Spanjës del lojtar i lirë më 30 qershor të vitit 2021 dhe deri më tani bisedimet nuk kanë shkuar mirë.

Real Madrid ka qenë i qartë me Ramos, teksa i ka vënë kusht që të pranojë kontratën deri në muajin mars. Nëse nuk pranon, atëherë do të largohet me parametra zero.

Spanjollët i ofrojnë mbrojtësit kontratë 2-vjeçare dhe një pagë 10% më të ulët se aktualja. Për Ramos interesohet PSG, që i ofron 45 milion euro për tre sezone. Edhe Manchester City e ka në listë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!