BE kërkon vendosjen e etiketave anti-kancer tek produktet që e stimulojnë

schedule14:20 - 4 Shkurt, 2021

schedule 14:20 - 4 Shkurt, 2021

Një vit më parë në Bashkimin Europian janë sëmurë me kancer 2.7 milion qytetarë dhe kanë humbur jetën 1.3 milion. Komisioni i Bashkimit Europian vlerëson se pa një ndërhyrje të menjëhershme në vitin 2035 rastet do të rriten me 35%. Për këtë arsye, parandalimi, duke nisur nga tryeza e ngrënies, është thelbësore. Brukseli ka hartuar një plan etiketimi ushqimori detyrueshëm për të treguar se cilat janë pijet alkolike dhe ushqimet kancerogjene “për të lejuar konsumatorin që të bëjë një zgjedhje të  informuar”. Por ky vendim ka shkaktuar zemërimin e prodhuesve.

Projekti do të nisë në 2022-2023 dhe do të ketë fonde të përcaktuara për shtetet anëtare prej 4 miliard eurosh. Mund të ketë etiketa të ngjashme me ato  të paketave të cigareve, dhe ata që nuk e respektojnë këtë udhëzim do të përballet me reduktimin e burimeve të destinuara për planin e parandalimit

Vera nuk do të etiketohet: është pjesë e stilit të jetesës së Bashkimit Europian. Plani europian për luftën kundër tumoreve e ka përjashtuar verën nga ky vendim. Lajmi konfirmohet nga zv/presidenti i komisionit Margaritis Schinas. Por komisionerja për shëndetësinë, Stela Kiriakides, shtoi se Brukseli do të prezantojë një propozim të detyrueshëm për listën e përbërësve dhe deklaratën ushqyese në etiketën e pijeve alkoolike në 2022-n dhe një për këshillat për një shëndet të mirë në vitin 2023. Iniciativat synojnë t’i japin konsumatorit më shumë mjete për të zgjedhur në mënyrë më të vetëdijshme.

Mishi i kuq është një nga ushqimet në objektivin e këtij vendimi si dhe llojet e ndryshme të sallamit.  Por propozimi është kritikuar ashpër nga shoqata industriale e mishit dhe sallameve. Në deklaratën për shtyp theksohet se dhe shkenca e thotë se nuk është produkti në vetvete që është i rrezikshëm, por sasia që konsumohet.

Po për Bashkimin Europian etiketat janë vetëm një nga masat së bashku me tarifimin që do të kontribuojnë në parandalimin e sëmundjes. Tre pikat e tjera të veprimit kanë të bëjë me trajtimin e sëmundjes dhe me përmirësimin e jetës së pacientëve dhe atyre që janë shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!