Komisioni e përjashtoi, Basha i besoi, Shehu: Kambanat e përmbysjes së madhe po gjëmojnë

schedule21:54 - 3 Shkurt, 2021

schedule 21:54 - 3 Shkurt, 2021

Tritan Shehu falenderon liderin demokrat Lulzim Basha që i besoi drejtimin e qarkut të Gjirokastrës. Ish-deputeti shkruan se kambanat e përmbysjes së madhe po gjëmojnë.

“Te dashur miq! Se pari dua te falenderoj Kryetarin e Partise Demokratike Z.Lulzim Basha, Kryeministrin e “neserm” te vendit per besimin qe tregoi duke me ngarkuar perseri detyren e drejtimit politik ne Qarkun e Gjirokastres per zgjedhjet e 25 Prillit, diten e Permbysjes se Madhe, qe Shqiperia tashme e pret me padurim.

Se dyti desheroj te falenderoj duke u perkulur plot respekt antaret e simpatizantet e PD, te gjithe banoret fisnike te Gjirokastres, Libohoves, Dropullit, Tepelenes. Memaliajt. Kelcyres e Permetit, per mbeshtetjen e dashamiresine e treguar ndaj PD dhe meje, per ato perpjekje qe na presin ne vazhdim, per te kontribuar e qene pjese e realizimeve te medha, qe do te ndodhin ne Shqiperi mbas 25 Prillit.

Ka ardhur momenti i ndryshimeve rrenjesore edhe per kete Qark te abandonuar, diskriminuar, lene ne varferi e perbuzje nga ky rregjim, qe vecse po e boshatis cdo dite e me shume, ashtu si dhe per te gjithe vendin tone.

Pa asnje dyshim keto ndryshime te gjera e komlekse do t’i realizoje se shpejti maxhoranca e Qeveria Demokratike e saj me Kryeminister Z.Basha, e lindur nga vota e juaj! Kembanat e Permbysjes se Madhe tashti po gjemojne, 25 Prilli me fitoren tone jane shume prane” shkruan ai.

Ish-deputetin demokrat Tritan Shehu baza e konfirmoi, por Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike e largoi nga lista finale me 326 emra që i dorëzoi Kryesisë së partisë për t’i kandiduar për deputetë. Megjithatë Lulzim Basha i besoi duke e caktuar drejtues politik të qarkut Gjirokastër./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!