Nëse keni ankth ose nëse jeni të stresuar para një ngjarjeje të rëndësishme, të flini qetë mund të jetë një problem i madh. Prandaj ne do ju tregojmë një metodë efikase të qetësuar nervat dhe për të pushuar mirë.
Quhet metoda ‘4-7-8’. Kjo është ajo që ju duhet të bëni:
- Merrni frymë me qetësi përmes hundës për 4 sekonda.
- Mbajeni frymën tuaj për 7 sekonda.
- Merrni frymë ngadalë përmes gojës tuaj për 8 sekonda.
Është vërtet kaq e thjeshtë. Mund të tingëllojë e çuditshme, por me të vërtetë funksionon.
Si fuksionon?
Kur jeni të stresuar ose të shqetësuar, sasia e adrenalinës në gjak rritet dhe frymëmarrja juaj bëhet më e shpejtë dhe e lehtë. Ky ushtrim frymëmarrje vepron si një lloj qetësues. Ngadalësimi i qëllimshëm i frymëmarrjes në këtë mënyrë detyron ritmin e zemrës suaj të ngadalësohet, duke ju bërë të qetësoheni shumë shpejt; është fiziologji e thjeshtë!
I njëjti ushtrim ndihmon për të qetësuar mendjen tuaj gjithashtu, thjesht sepse ju bën të përqendroheni plotësisht në frymëmarrjen tuaj. Ju nuk e kuptoni, por në këtë moment sistemi juaj nervor qendror gradualisht zvogëlon aktivitetin e tij, dhe ndjenjat e ankthit zhduken. Çdo neurolog mund ta konfirmojë këtë për ju.
Rezultati është që i gjithë trupi juaj të relaksohet. Për sa i përket shpejtësisë dhe forcës së efektit fizik që ka, ushtrimi është i ngjashëm me një anestetik. Metoda ‘4-7-8’ ka qenë e njohur për yogan indiane për disa shekuj. Ata e përdorin atë gjatë praktikës së meditimit në mënyrë që të arrijnë një gjendje relaksimi të plotë. Është e sigurt të thuhet se, është plotësisht e padëmshme./e.b-abcnews.al