Mjeku i njohur nga Skrapari Muharrem Nonaj i cili humbi betejën me COVID pak ditë më parë është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Meta shkruan se doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve e meritonte këtë përcjellje plotë mirënjohje dhe diell.
“Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij.
Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm!”, shkruan Meta./mv.abcnews.al