Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për autorët e dyshuar në rrëmbimin e dhe torturimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në vendimin më të fundit Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën nga arrest me burg në detyrim paraqitje për Leonard Hajrin dhe në arrest shtëpie për Olsi Turjan.
Ndërkohë pak ditë më parë u lirua Ardian Docaj, ndersa ne pranvere te 2020 Bajram Hajri.
Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje në burg kanë ngelur kopshtari Festim Bexhdili dhe vijojnë të jenë në kërkim Altin Hajri e Gentian Docaj.
Të gjithë këta persona dyshohen se janë përfshirë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen te Jan Prengës në 17 janar të 2020, ku dyshohet se shkaku kryesor ishte prishja e pazareve të drogës duke synuar marrjen e një shume parash./abcnews.al