Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid në 24 orët e fundit ka bërë që ekspertët të ngrenë alarmin për një valë të madhe përhapje.
Mediat vendase bëjnë me dije se ekspertët e shëndetësisë në takimet e zhvilluara në qeveri kanë ngritur alarmin për një rritje të rasteve me Covid dhe shtrimeve në spitale.
Ndërkohë pritet që në takimin e sotëm epidemiologët e komitetit të posaçëm të Ministrisë së Shëndetësisë pas analizimit të shifrave të fundit në rajonin e Athinës, të vendosin në lidhje me masat që do i propozojnë të Premten të gjithë komitetit.
Ndërkohë në lidhje me shkollat pritet që të vendoset gjatë ditëve në vijim nëse do të rrinë të hapura apo do të mbyllen. /abcnews.al