RW Essen bëhet klubi i radhës që bën mrekullinë, pasi ka mposhtur ekipin e Bayer Leverkusen me shifrat 2-1 dhe është kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Gjermanë. Ekipi i ligës së katërt, një klub gjysmë-profesionist, i ka befasuar “Aspirinat”, që ndjekin kampionët e Bayern Munich.
RW Essen, një klub me shumë probleme në vitet e fundit, sonte mund të festojë. Futbollistët madje mund ta kthejnë edhe ndonjë birrë më tepër, pasi për 90 minuta kanë rezistuar ndaj Leverkusen dhe e kanë mbyllur me shifrat 0-0.
Leon Bailey shënoi për finalistët e vjetshëm të Kupës së Gjermanisë, por RW Essen nuk u dorëzua. Tre minuta më pas, 108’, Kefkir barazoi. Më pas Engelmann shënoi edhe golin e triumfit, që tronditi skuadrën e Bayer Leverkusen.
Essen kaloi në çerekfinale, sikurse bëri më pas edhe Holstein Keil që kaloi me penallti skuadrën e Darmstad. 120 minutat kishin përfunduar me rezultatin 1-1. /abcnews.al