Drita ka zhvilluar miqësoren e fundit në Turqi dhe ia ka dalë të fitojë. Kampionët e Kosovës u vunë përballë skuadrës së FC Minaj, që garon në elitën e futbollit ukrainas.
Ndeshja u vendos nga një gol, i shënuar nga sulmuesi Kastriot Rexha. Ky i fundit u aktivizua nga stoli dhe e dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni model të skuadrës së Dritës.
Tashmë gjilanasit mendojnë për kampionatin dhe synojnë të konfirmohen kampionë në Kosovë. Drita e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në krye të klasifikimit dhe i ka të gjitha shanset ta fitojë sërish titullin. /abcnews.al
Minaj-Drita 0-1
Shënues: Rexha 66’
Drita: Rexhepi, Brdarovksi, Limani, Arago, Blakqori, Namani, B. Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Xh. Shabani, Haxhimusa