Seanca për Navalny-n, arrestohen 100 protestues pranë gjykatës

schedule12:32 - 2 Shkurt, 2021

schedule 12:32 - 2 Shkurt, 2021

Një gjykatë në Moskë pritet të marrë vendimin në lidhje me disidentin rus, Alexei Navalny.

Kritiku i Kremlinit mund të përballet me dy vite e gjysmë burg, për shkak të organizimit të protestave në të gjithë vendin, ndërsa 44-vjeçari i quan akuzat mashtrime.

Grupi rus i monitorimit OVD-Info njoftoi se 112 persona janë arrestuar pranë gjykatës të martën, e cila është e rrethuar nga shumë policë.

Kthimi i Navalny-t në Rusi, më 17 janar, shkaktoi protesta masive në mbështetje të tij, shumë prej tyre të rinj rusë që kanë përjetuar vetëm qeverisjen e presidentit Vladimir Putin.

Ai akuzon Putin për korrupsion dhe së fundmi publikoi një video në YouTube duke shfaqur një pallat luksoz pranë Detit të Zi, i cili siç pretendoi ai, ishte një dhuratë e miliarderëve rusë për presidentin./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!