Marrëveshja e Washingtonit, Izraeli dhe Kosova zyrtarizojnë njohjen

schedule15:09 - 1 Shkurt, 2021

schedule 15:09 - 1 Shkurt, 2021

Kosova dhe Izraeli, kanë zyrtarizuar sot njohjen reciproke, sipas marrëveshjes të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Zotimi i Izrealit për njohjen e Kosovës u bë në fillimshtatorin e vitit të kaluar, në kuadër të marrëveshjes së arrirë në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.