Rakacolli: Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe, çfarë ndodh me universitetet

schedule13:59 - 1 Shkurt, 2021

schedule 13:59 - 1 Shkurt, 2021

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka njoftuar ditën e sotme se do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe për shkak të variantit të ti të COVID.

Ajo u shpreh se po punohet me ministren e Arsimit për të vlerësuar mundësinë e dhënies së provimeve në auditore, në përgjigje të kërkesës së studentëve.

” Kjo rritje ka lidhje me moszbatim e duhur të masave për festat e fundvitit. Deri tani situata vijon të mbetet të kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos vazhdimin e ndërprerjes së fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë.

Në lidhje me Universitete po punojmë më ministren e Arsimit për të vlerësuar mundësitë për dhënien e provimeve në auditorë. Do të kemi një vendim së shpejti për këtë”, tha Rakacolli./mv.abcnews.al