Kryetari i Partisë Demikratike Lulzim Basha këtë të dielë në kuadër të prezantimit të programit ekonomik ka shkuar në shtëpinë e një çifti të ri për ti njohur nga afër me përfitimet që ato do të kenë nga programi i ri.
Basha ishte në banesën me qira të çiftit të sapomartuar Mikel Kungulli dhe Xhesika Rusi, ku iu shpjegoi atyre dhe të gjithë familjeve të reja shqiptare efektet e Programit Ekonomik të PD, Shqipëria Fiton.
Kryedemokrati tha se Partia Demokratike nuk bën premtime por merr angazhime të patjetërsueshme të cilat do t’i bëjmë realitet
“Para disa ditёsh kemi shpalosur një pjesë të programit tonë ekonomik dhe pjesё kryesore ose mё mirё tё themi nё qendër tё programit tonë ekonomik ёshtё familja, familja shqiptare e nё veçanti rinia dhe familjet e reja, çiftet e reja si ju. Sepse u bёnё 8 vite qё pёr rininё nuk kujdesen askush. Dhe tё pyesёsh prindёrit tuaj, ju vetё shokёt tua, miqtё tuaj, plaga kryesore qё ka sot vendi është qё rinia po largohet. Katastrofё kombёtare. Po na largohen tё rinjtё, me mijëra të rinj për javë marrin rrugёn pёr nё Perёndim. Natyrisht kjo ёshtё shumё e keqe pёr shoqërinë pёr familjet…
Për ekonominë, dhe po se ndalёm këtë plagë vendi shkon drejt një gremine totale. Na duhet jo tё bёjmё fjalё por punë për këtë, ndaj dhe programi nuk parashikon premtime, por angazhimet tё cilat kanё nё fokus familjet, çiftet e reja dhe rininё. Cilёt janё problemet tuaja kryesore. Problemi i parё ёshtё punёsimi.
E dyta është mundësia për të blerë një shtëpi. E treta është për të pasur mbështetje për fëmijët për të planifikuar familje sepse çdo fëmijë vjen me një kosto shtesë për familjen, duhet të ketë një mbështetje të vazhdueshme. Me planin tonë ekonomik ne i gjendemi pranë të rinjve dhe në veçanti familjeve të reja, çifteve të reja si ju, nga fillimi e deri në vazhdimësi. Si i gjendemi pranë ? E para, për çdo fëmijë të porsalindur do të jepet çdo muaj një përkrahje prej 30 mijë lekë të vjetra. Nuk është ndonjë shumë mrekulli por është një shumë e mjaftueshme për të përballuar kostot shtesë që sjell një fëmijë i porsalindur deri në moshën 5 vjeç, muaj për muaj 30 mijë lekë të vjetra për çdo fëmijë të porsalindur. Nga njëra anë kjo ju mbështet ju si çifte të reja me koston shtesë që sjell një fëmijë i ri që sillni në jetë dhe nga ana tjetër ndihmon për të luftuar plakjen, sepse popullsia shqiptare po plaket si rezultat i emigracionit dhe si rezultat i rënies së madhe të lindjeve. Sepse në qoftë se një çift i ri nuk i ka mundësit ekonomike kuptohet qe mendohet 10 here para se të mendoj të filloj nis familjen, të bëj planifikimin familjar. 30 mijë lekë të vjetra pra 3 mijë lekë të reja në muaj për çdo fëmijë të porsalindur deri në moshën 5 vjeçare. Pastaj me fillimin e shkollës plani ynë parashikon së pari tekste falas pra ju heq një pjesë të madhe të kostos së fëmijëve. Së dyti parashikojmë që të nisim dhe pastaj ta shtrijmë në të gjithë vendin një sistem ku edhe pasi mbaron orari shkollor fëmijët të kenë mundësi sipas mundësive dhe dëshirës së prindërve, të kenë mundësi të qëndrojnë dhe pas orëve të shkollës për të bërë detyra, për të bërë aktivitete jashtë shkollore dhe të mbështetën po kështu me një drekë nga shteti. Dhe së treti kur është faza e futjes në universitet apo në studime profesionale parashikojmë për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mos të paguajnë tarifat e universiteteve, këto tarifa të paguhen nga buxheti i shtetit. Dhe për familjet në nevojë ekonomike të kenë edhe mbështetje ekonomike për të ndjekur studimet për tu përgatitur për tu futur në jetë. Pra dora e shtetit të ndihet që nga momenti që lind fëmija e derisa bëhet gati për tu futur në jetë, pra të mbarojë universitetin apo shkollën profesionale apo një shkollë tjetër dhe të gjejë një vend pune. Ky është një aspekt që unë mendoj do të ndihmojë shumë familjet e reja shqiptare”, ka thënë Basha./abcnews.al