Kabina e fshatit Zerqan në Bulqizë është shembur plotësisht duke lënë pa energji gjithë fshatin.
Në fakt kabinat elektrike janë në gjendje gati të rrënuar në shumicën e fshatrave të Dibrës, kjo për shkak se nuk janë rikonstruktuar asnjë herë që nga koha e ndërtimit.
Rëndom ndodh që në kabinat elektrike të hyjnë shkujdesur edhe fëmijët duke luajtur. Një pjesë e mirë e tyre nuk kanë dyer fare, nuk mbyllen apo hyjnë dhe bëjnë defektet kush të mundet nga banorët e fshatit.
Në linjat e shpërndarjes janë dëmtuar shtyllat, telat apo izolatorët ndërsa OSHE nuk ka marrë kurrë mundimin të bëjë remont total linjat që datojnë që nga viti 1969. Ato mezi riparojnë defektet kur dëmtohen stuhia, bora apo akulli. /abcnews.al/