Tri ditë pas vrasjes nga i ati të biznesmenit Albert Krasniqi në Kosovë, xhaxhai i të ndjerit Ismet Krasniqi ka shkruar një mesazh prekës në “Facebook”.
“Ah nipi jem po vështirë me shkru për ty,zemrën na ke thy o Albi Zoti te shpërbleftë me xhehnet oj zemra jem. Do të jemi me zemër të thyer deri sa të takohemi në botën e ahiretit!”, ka shkruar ai.
Albert Krasniqi u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi. Sipas mbrojtjes së Krasniqit, vrasja e Albertit ishte aksidentale.
Versionet janë disa, ndër të cilët, mediat në Kosovë theksojnë se shkak i sherrit ishte kërkesa e të atit për të birin që të dorëzohej, pasi ishte në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas./ db/Abcnews.al