Chapecoense ka përjetuar një dramë në nëntor kur avioni u rrëzua para një ndeshje. Një ekip i tëri që u shua, ndërkohë që COVID-19 së fundmi i mori jetën edhe presidentit Ricardo Magro.
Gjithsesi në klubin brazilian kanë edhe momenti gëzimi, pasi ia kanë dalë të shpallen kampionë në Serie B dhe janë rikthyer në elitën e futbollit brazilian. Gjithçka u arrit në momentet e fundit dhe falë golaverazhit më të mirë.
Chapecoense përballej me Confiancca dhe deri në minutën e 96-të rezultati ishte 2-1. Duhej edhe një gol për t’u shpallur kampionë, pasi America Mineiro kishte po 73 pikë dhe golaverazh “+20”.
??? Needing another goal to secure the Série B league title on goal difference, Chapecoense are awarded a penalty deep into injury time.
Up steps Anselmo Ramon with a Panenka!
How’s that for balls of steel? ?
?: @goleada_info pic.twitter.com/v9tPILBMDv
— FotMob (@FotMob) January 30, 2021
Një penallti në fund i dha mundësinë skuadrës së Chapecoense të shënonte golin që i bëri ata të festonin gjatë. Anselmo Ramon, autor edhe i golit të parë për skuadrën e tij, tregoi shumë guxim, pasi e çoi topin në rrjetë me një “panenka” që ai dhe tifozët e Chapecoense do ta mbajnë mend gjatë. Përrallë! /abcnews.al