Bushati: Shqipëria ndër vendet me rënien më të vogël ekonomike në Europë falë qeverisë

schedule21:40 - 29 Janar, 2021

schedule 21:40 - 29 Janar, 2021

Deputeti socialist Ervin Bushati deklaroi në studion e emisionit Bardh A Zi në ABC se Shqipëria është ndër vendet që ka pësuar rënien më të vogël ekonomike për shkak të pandemisë, dhe kjo sipas tij ka ardhur për meritë të qeverisë.

Bushati u shpreh se Shqipëria është një vend që mbledh shumë pak para nga taksat e bizneseve dhe sërish ka arritur të ruajë këto ritme, pavarësisht tërmetit dhe pandemisë.

“Ne nuk presim para. Ose ndryshe do vazhdonim të printonim para. Rënia ekonomike në Shqipëri është ndër më të ulëtat, ndër më të menaxhuarat në Europë.  Në Europë ka pasur edhe ulje 15%. Falë edhe kësaj qeverie se nuk kemi ndonjë AND më të mirë se anglezët se francezët. 9 të shara por një të mirë nuk do ia themi kësaj qeverie.

 Ne kemi rënien ekonomike më të vogël se Italia. Edhe pse kishim këtë pandemi të madhe. Në Francës mblidhje 2-fishi i taksave. Shqipëria është një vend kapitalist. Mblidhen shumë pak para nga bizneset”, tha Bushati./mv.abcnews.al