Harallamb Qaqi, mbrojtësi qendror i larguar nga Skënderbeu, do ta vazhdojë karrierën në Kosovë. Ai do të bashkohet me Eglentin Gjonin, me të cilin ka luajtur dhe ka spikatur te Laçi.
Pasi doli lojtar i lirë, me këmbënguljen e trajnerit Bledar Devolli, Qaqi pranoi propozimin e Drenicës dhe atje shkon për të dhënë më të mirën e tij.
Qaqi në Superiore ka qenë në të shkuarën pjesë e Partizanit, për të kaluar te Laçi ku mori hapësira dhe më pas kaloi te Kukësi, pasi këta të fundit ishin shpallur kampionë. Për pak kohë ai luajti edhe te Kamza, si dhe në Qipro. /abcnews.al