Diego Costa ndërpreu bashkëpunimin me Atletico Madrid javë më parë dhe është lojtar i lirë prej datës 1 janar. Interesimi për sulmuesin spanjoll nuk ka munguar.
Oferta e fundit për 32-vjeçarin vjen nga Argjentina dhe është tepër intriguese. Marca raporton se Boca Juniors po tenton ta transferojë në “Bombonera” lojtarin me origjinë braziliane.
Drejtuesit e klubit më të madh të Amerikës Latine kanë nisur bisedimet me menaxherin e qendërsulmuesit të njohur (24 ndeshje dhe 10 gola me Spanjën).
Te Boca po tentojnë të formojnë një dyshe fantastike në sulm: Diego Costa dhe Carlos Tevez, me synimin për të tentuar fitimin e Kupës Libertadores në sezonin e ardhshëm. /abcnews.al