Sfidat si pasojë e pandemisë janë përballuar më mirë nga vendet të cilat janë më pak të korruptuara. Sipas raportit të fundit në krye të listës së 180 vendeve të analizuara, janë Danimarka dhe Zelanda e Re. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në të njëjtin vend me Kilin,
Dy të tretat e 180 të analizuarve, në fakt, kanë dështuar në objektivat e tyre për shkak të korrupsionit, shoqëruar me një mbulim më të vogël të shëndetit publik, që përkeqëson reagimin ndaj virusit.
Këtë vit është vënë re një lidhje e fortë mes kapaciteteve të sistemeve shëndetësore të reagimit ndaj pandemisë dhe nivelit të korrupsionit në vende të ndryshme. Shumë prej këtyre kanë pasur probleme më të mëdha në reagimin ndaj krizës
Danimarka dhe Zelanda e re rezultojnë mes vendeve më pak të përfshira në këto problematika, dhe kanë përballuar më mirë sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me pandeminë. Në fund të listës renditen Sudani jugor dhe Somalia.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu kanë probleme dhe janë në minimumin historik pas katër vitesh presidence të Donald Trump. Vendi renditet i 25-stinë listë, i barabartë me Kilin dhe pas shumë demokracive perëndimore.
Dhe Finlanda, Suedia dhe Zvicra janë renditur mirë ndërsa në Europë janë problematike Kroacia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria.
Në Amerikën Latine, Uruguaji dhe Kili perceptohen si më pak të prekurit nga korrupsioni, Venezuela dhe Nikaragua janë më të këqijtë, ndërsa vetëm Ekuadori regjistron një përmirësim të ndjeshëm.
Transparency International nënvizon se kriza shëndetësore ka minuar luftën e komplikuar kundër praktikave të korrupsionit. Dhe rrethi vicioz i përfaqësuar nga binomi korrupsion – pandemi rezulton të jetë vërtet i vështirë për t’u menaxhuar./abcnews.al