Rusia pritet të furnizojë Bashkimin Europian me 100 milion doza vaksinë Sputnik V. Furnizimi do të bëhet tremujorin e dytë të 2021, sipas një postimi në Twitter nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF).
Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz. Në fillim të këtij muaji, vaksina ruse u autorizua nga Hungaria, që u bë shteti i parë anëtar i BE që miratoi Sputnik V.
After completion of the main part of mass vaccination in Russia, RDIF can provide EU with 100 mln doses of #SputnikV vaccine for 50 mln people in Q2 2021 (subject to EMA approval). Sputnik V is registered in 15 countries and documents have been submitted for EMA rolling review. pic.twitter.com/27Ncwns24n
— Sputnik V (@sputnikvaccine) January 29, 2021
Vendet evropiane janë përballur kohët e fundit me disa probleme me planet e tyre të vaksinimit që kur gjigandi farmaceutiko-suedez AstraZeneca deklaroi se do të shkurtojë dërgimet e vaksinës së saj në bllok deri në 60 përqind, ndërsa garanton dërgesat në Mbretërinë e Bashkuar.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel paralajmëroi se Brukseli mund të marrë “masa urgjente për të siguruar prodhimin dhe furnizimin efektiv të vaksinave “, duke lënë të kuptohet pezullimin e mundshëm të eksporteve të vaksinave Pfizer nga BE. g.v/abcnews.al