Ka bërë bujë vrasja e Albert Krasniqit nga babai i tij Skënder Krasniqi dy ditë më parë në Prishtinë.
Mediat e Kosovës raportojnë se Skënder Krasniqi pritet të dalë sot para gjykatës me akuzën e vrasjes së të birit të tij, ndërsa më herët, përmes avokatit kishte deklaruar se gjithçka ndodhi në mënyrë aksidentale.
LEXO EDHE: Ish-burrin ia vrau i ati, çfarë ndodhi me miss Kosovën fill pas ndarjes nga Albert Krasniqi
Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdin e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
LEXO EDHE: Albert Krasniqi bëri për spital ish-gruan, para vrasjes sulmoi të atin që i kërkoi të dorëzohet
Skender Krasniqi është i arrestuar dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje pasi ai njoftoi vetë policinë për krimin e kryer.
Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.
LEXO EDHE: Ky është 17-vjeçari që qëlloi për vdekje Albert Krasniqi, mbrëmë u vra nga babai
Mediat raportuan se ata kanë patur një martesë problematike me ndarje dhe ribashkime, ku ngjarja më e bujshme ishte ajo e vitit 2015 kur bashkëshortja e gjeti Albertin në një motel me një këngëtare të njohur. Atëherë ata u ndanë por Besa e fali sërish duke ardhur në ndarjen e pak ditëve më parë, gjë e cila dyshohet se ishte shkaku i konfliktit mes Skëndërit, babait të Albertit dhe këtij të fundit. /abcnews.al