Albert Krasniqi ndërroi jetë të mërkurën, pasi u ekzekutua nga i ati në bodrumin e banesës së tij. Avokati Ramiz Krasniqi deklaroi sot se vrasja ishte aksidentale. Familja dhe shoqëria e njohin Skenderin si bamirës të madh.
Hoxha i xhamisë së Matiqanit, Fadil Musliu thotë se biznesmeni i njohur e ka pasur projekt jetësor ndërtimin e xhamisë. “Njëherë i ka lëshuar 10 ari, pastaj xhamia u bë shumë e madhe dhe muri mbeti në mexhë, pastaj e ka dhënë më shumë se një ari, domethënë dy herë na ka dhënë tokë për xhami. Na ka ndihmu me material, e qe besa me para shpesherë. Sa herë jena ngushtu, na ka dhënë edhe pa qenë ne në dijeni.
Herën e fundit, kishim borxhe dhe kemi ende, veç e di që para një muaji një herë i ka dhënë 6,500 dhe pastaj 10, 000. Material kemi marrë te ai sa herë nuk kishim, edhe kur e kena pagu e këna bërë me çmim të fabrikës, jo me çmimin real të tregut.
Ka qenë shumë i përkushtuar, njëfarë forme pas projektit të luftës e ka pas përzemër xhaminë si projekt jetësor” deklaroi Musliu për Indeksonline. Fadil Musliu sot mori pjesë në ceremoninë e varrimin e Albert Krasniqit në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri./ db/Abcnews.al