Ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku deklaroi në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu se në Shqipëri nuk ka rezultate konkrete në Drejtësi për shkak se gjyqtarët dhe prokurorët nuk e dinë nëse do vazhdojnë të jenë në detyrë, duke qenë se institucionet nuk janë konsoliduar ende.
Sollaku u shpreh se kjo i bën ata sot të jenë të kujdesshëm për të mos u treguar shumë agresivë apo për të mos bërë ndonjë gafë që do t’i penalizonte nga detyra. Ai foli konkretisht edhe për ata që sot drejtojnë disa nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend.
Pjesë nga biseda në studio e ABC
Olsian Çela u bë një vit. Ka një bilanc nëse ka punuar mirë apo keq?
Duhet të dimë kush është prokurori i Përgjithshëm sot. Sot ai nuk ka asnjë kompetencë. Është më tepër përfaqësues i një organi pa ndonjë peshë të rëndësishme në zgjidhjen e shqetësimeve
Arben Kraja ka qenë një emër i kontestuar nga opozita edhe si pjesë e SHISH?
Nuk di që ka qenë pjesë e kësaj. Kam punuar me të. Nuk është pjesë e këtyre strukturave pasi ka mbaruar Juridikun. Pritshmëritë ndaj SPAK janë shumë të mëdha. Këtu ka një sërë problemesh që koha do të bëjë që të relfketojë. Nëse ti SPAK e ngarkon me OFL dhe meresh me gjobat 10 mijë lekëshe ajo prokurori nuk ka çfarë bën. Problemi është se edhe Krimeve të Rënda iu desh një kohë për të shkuar te procese e vështira. Shpresojmë që SPAK në një kohë të caktuar mund t’ia bëjë bam
Aida Hajnaj në krye të BKH?
Nuk e njoh Aida Hajnaj. Por varet nga tërësia e kontigjenteve që do punojnë pranë BKH.
Ina Rama, Adriatik Llalla, Arta Marku u përdorën politikisht apo dështuan?
Nuk besoj se prokurorët përdoren politikisht. Janë një sërë faktorë. Kur thuhet se një çështje përfundon me sukses duhet të kuptosh a u provua situata. Barrën e provës e ka prokuroria por ajo nuk hedh fall.
Ka gjithmonë një hedhje topi nga policia te prokurori. Çfarë ndodh?
Drejtësia penale është një zinxhir hallkash ku secili ka përgjegjësinë e vet.
Kur një prokuror merr një çështje të rëndësishme të gjithë thonë se ky është i duhuri, ky do të bëjë historinë. Kur do të kemi ne emra të tillë?
Ne do ta kemi kur institucionet të konsolidohen. Kur mekanizmat që i bëjnë të pavarur të funksionojnë. Fakti që prokurorët dhe gjyqtarët janë ende të paqartë nëse do jenë apo s’do jenë i bën të jenë të kujdesshëm. Që të mos jenë shumë agresiv ose të mos bëjnë gafë. Shumë janë idealist në bërjen e detyrës. Por në finale ke përballë një gjyqtar.
/mv.abcnews.al