Një fotografi mahnitëse tregon hënën e rrethuar nga një aureolë shumëngjyrëshe. Fenomeni i rrallë u kap nga fotografi Alberto Ghizzi Panizza pranë qytetit verior të Italisë, Parma.
Ky fenomen ndodh kur drita që reflekton nga hëna ndahet nga grimcat e ujit ose kristalet e akullit në ajër. Panizza tregopi se iu deshën dy orë për të kapur imazhin e duhur.
“Unë e kam parë këtë fenomen disa herë, por kurrë nuk kam qenë në gjendje ta fotografoj. Këtë herë, duke parë atë nga shtëpia kisha me vete të gjitha pajisjet e nevojshme për ta kapur sa më mirë këtë moment,” tha Panizza. /abcnews.al