Itali, rekuperohen 4 trupa të pajetë poshtë urës Morandi

schedule18:59 - 18 Gusht, 2018

schedule 18:59 - 18 Gusht, 2018

Është ngjitur në 42 bilanci i viktimave të tragjedisë së urës Morandi, në Xhenova të Italisë. Në orët e fundit skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat mjetin ku udhëtonte një familje prej 3 anëtarësh, një vajzë 9 vjeçe dhe dy prindërit. Sipas mediave italiane, makina e familjes Çekala ishte shtypur tërësisht nga një bllok i madh betoni që ishte pjesë e copës së shembur të urës. Pak orë më vonë, sërish nën rrënoja është gjetur trupi i Mirko Viçinit, një 31-vjeçar që po punonte në kuadër të një projekti të bashkisë përpara se ura të shembej. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe vendi i ngjarjes u vizitua mëngjesin e së shtunës nga presidenti i Italisë, Serxho Matarela. /abcnews.al