Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E vrau dje, babai i Albert Krasniqit nuk kërkoi të ishte në  varrim

schedule15:51 - 28 Janar, 2021

schedule 15:51 - 28 Janar, 2021

Ramiz Krasniqi, avokat i biznesmenit Skënder Krasniqi, ka thënë se klienti i tij nuk ka kërkuar të shkojë në varrimin e djalit të tij, të cilin e vrau dje rreth orës 17:00.

“As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, tha avokati për Express.

Albert Krasniqit u përcoll sot në orën 15:00 për ë banesën e fundit, ndërsa në ceremoninë mortore morën pjesë qindra persona, në mesin e të cilëve të afërm e miq të tij.

Sipas mediave në Kosovë në ceremoni ishin edhe vajza e Albertit, bashkë me nënën e saj, Besa Gashin, për të cilën u raportua se ishte ndarë.

Policia ishte në kërkim të Albert Krasniqit ditët e fundit, për shkak të dyshimit se ai e kishte rrahur Besa Gashin. Supozohet se kjo kishte shkaktuar grindje në tërë familjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!