Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën. Menaxheri i Vipave, Albert Krasniqi mbeti i vrarë nga babai i tij. Shkaqet nuk janë zbardhur ende, por dyshohet se Krasniqi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, Besa Gashi.
LEXO EDHE: Ish-burrin ia vrau i ati, çfarë ndodhi me miss Kosovën fill pas ndarjes nga Albert Krasniqi
Çifti kishin vetëm disa ditë që ishin ndarë, duke i dhënë fund martesës së tyre, nga e cila kishin edhe një vajzë.
LEXO EDHE: Albert Krasniqi bëri për spital ish-gruan, para vrasjes sulmoi të atin që i kërkoi të dorëzohet
Problemet mes tyre kishin nisur më herët, madje ata kanë tentuar të ndahen edhe herë të tjera, por divorci nuk është finalizuar. Sipas mediave kosovare, në vitin 2010 është përfolur se Krasniqi e kishte tradhtuar Besën me një këngëtare, shkruan abcnews.al.
Në atë kohë u tha se ish-Missi e ka gjetur bashkëshortin me këngëtaren në motele dhe në pozicione intime. Mirëpo, pavarësisht situatës, duket se Besa zgjedhur për të shpëtuar martesën e tyre duke vazhduar deri para një jave se të ndodhte krimi i rëndë në familjen Krasniqi. l.k/abcnews.al