Trajneri i ri, Kili i beson stolin e kombëtares argjentinasit të famshëm

schedule09:55 - 28 Janar, 2021

schedule 09:55 - 28 Janar, 2021

Matias Almeyda do të jetë trajneri i ri i Kilit. Drejtuesit e Federatës latine kanë zgjedhur ish-mesfushorin e njohur argjentinas si timonierin e ri të kombëtares.

Olè raporton se 47-vjeçari ka fituar konkurrencën me emra si Jose Pekerman, Sebastian Beccacece, Antonio Mohamed dhe Hernan Crespo.

Almeyda ka luajtur me skuadra si Inter, Parma, Lazio dhe River Plate. El Pelado ka punuar si trajner te River Plate dhe Banfield (Argjentinë), Chivas (Meksikë) dhe San Jose Earthquakes (SHBA).

 

Matias Almeyda

Me ekipin e MLS ka një kontratë deri në dhjetorin e vitit 2022, por nuk do të hasë probleme për të ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën amerikane.

Objektivi me Kilin është kualifikimi në Botërorin Katar 2022. Kombëtarja latine renditet në vend të gjashtë në eliminatoret e Amerikës Latine. Katër ekipet e para kualifikohen direkt për Katar 2022, ndërsa vendi i pestë zhvillon një ndeshje play-off. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!