Sekretari i Shtetit të SHBA, Anthony Blinken tha sot se Uashingtoni ishte i shqetësuar për arrestimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe për këtë shkak po konsideronte vendosjen e sanksioneve kundër Moskës.
Në konferencën e tij të parë për shtyp si kreu i Departamentit të Shtetit, Blinken tha se qeveria e Biden ishte duke rishikuar qëndrimin ndaj veprimeve të Rusisë.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e Navalny dhe gjëja e rëndësishme është që zëri i tij është zëri i shumë rusëve dhe duhet të dëgjohet, jo të heshtet” tha ai.
Duke iu referuar Kinës, Anthony Blinken theksoi se është në interesin e SHBA për të punuar me Kinën për çështje të tilla si ndryshimi i klimës, edhe pse kjo është pjesë e kontekstit më të gjerë të shqetësimeve të Uashingtonit për Kinën./ db/Abcnews.al