Mesazhi i Biden për ndryshimin e klimës: SHBA duhet të drejtojë botën

schedule21:42 - 27 Janar, 2021

schedule 21:42 - 27 Janar, 2021

Joe Biden ka dhënë një mesazh të fortë në lidhje me luftën kundër ndryshimeve të klimës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara duhet “të drejtojnë përgjigjen globale”.

Presidenti i bëri këto vërejtje para se të nënshkruante një seri dekretesh që synojnë ‘luftën” me ngrohjen globale.

“Ashtu si kemi nevojë për një përgjigje të vetme kombëtare ndaj Covid-19, ne kemi shumë nevojë për  përgjigje të vetme kombëtare ndaj krizës klimatike sepse ekziston një krizë klimatike” tha ai.

Tërheqja e Amerikës nga kjo Marrëveshje ishte një nga lëvizjet më emblematike të Donald Trump, e cila u arrit kundër saj për vite me radhë.

Konventa është nënshkruar nga pothuajse të gjitha vendet në botë, por ish-presidenti republikan informoi Kombet e Bashkuara për qëllimin e tij për të tërhequr Uashingtonin nga ajo në 2019 dhe SHBA u tërhoq zyrtarisht në nëntor 2020.

Ndër të tjera, vendimi nga Donald Trump nënkuptonte uljen drastike të kontributit të SHBA-së në fond që ndihmon vendet e varfëra të përballen me ndikimin e ndryshimit të klimës.

Në të njëjtën kohë, ai vendosi në sirtar dispozitat për mbrojtjen e mjedisit. Kishte gjithashtu, një rritje të vogël të emetimeve të dioksidit të karbonit në vend gjatë presidencës së tij.

Biden premtoi para zgjedhjeve që Shtetet e Bashkuara do të bashkohen përsëri me marrëveshjen “në ditën e parë” të presidencës së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!