“E bekuar që të kam”, Elita Rudi shkruan fjalët më të ëmbla për mamanë e Gjikos

schedule22:49 - 26 Janar, 2021

schedule 22:49 - 26 Janar, 2021

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Dyshja e njohur janë prindër të një djali, ndërsa pritet të bëhen së shpejti dhe me një vajzë. Moderatorja dhe reperi ndajnë shpeshherë momente të bukura, ndërsa nuk ngurojnë të shprehin publikisht që kanë për njëri-tjetrin.

Por, kush është krahu i djathtë i Elitës përveç partnerit të saj? Moderatorja gëzon një raport shumë të mirë me mamanë e Gjikos, sa duken si dy shoqe të ngushta dhe jo si nuse e vjehrrë. Këtë e ka treguar vetë moderatorja, teksa ka uruar mamanë e reperit për ditëlindje.

 

Elita ka postuar një kolazh fotosh me një urim shumë të ëmbël. “Jam kaq e bekuar që kam fituar jo vetëm një vjehrrë gjatë martesës, por edhe një shoqe të ngushtë. Uroj që ditëlindje jote të jetë aq spektakolare, sa je ti për mua. Të dua.”, janë fjalët e ëmbla të moderatores. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!