Mbrojtësi njohur portugez, Pepe, është bërë protagonist në Portugali në ndeshjen e fundit të Portos kundër Farense në transfertë. “Dragonjtë” fituan 0-1, ndërsa tani kanë një çështje të brendshme për të zgjidhur.
Pepe dhe Loum Ndiaye u përplasën mes tyre në fushën e blertë, duke detyruar shokët e skuadrës të ndërhynin e t’i ndanin për të mos nisur ndonjë sherr me grushte.
Pepe peleándose con Loum Ndiaye, su compañero en el Oporto… ??? #Fight #LigaNOS pic.twitter.com/buQBKGGRAn
— Gary Erazo (@GaryErazo11) January 26, 2021
Pepe shikohet shumë nevrik dhe arbitri i ndeshjes shkon dhe e mban mbrojtësin. Pavarësisht gjithçkaje që ndodhi në fushë, arbitri nuk ndëshkoi askënd për gjeste antisportive. /abcnews.al