Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në vend, ndërsa në zonat veriore reshjet e dëborës kanë sjellë edhe ulje të temperaturave.
Autoritetit Rrugor Shqiptar bën me dije se për shkak të reshjeve gjatë natës kontraktorët janë duke punuar për të bërë të mundur qarkullimin e lirë të lëvizjeve në zonat problematike.
Sipas ARRSH qarkullimi vijon normal në segmentet, Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren në gadishmëri.
Në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.
Ndërsa në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë
Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, në veri ka pasur reshje bore me intensitet normal është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës
Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
Rënia e materialeve në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren në gadishmëri.
Në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.
Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë.
Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.
/abcnews.al/