Replika ndaj Halilit, Hafizi: Ti nuk e do Tiranën, Grentin po e merr në qafë

schedule19:58 - 25 Janar, 2021

schedule 19:58 - 25 Janar, 2021

Refik Halili në një lidhje direkte me Supersport kishte kritika të ashpra për Astri Hafizin, opinionit i Supersport, në lidhje me deklaratat e trajnerit për aktivizimin dhe lojën e Grentit, djalit të presidentit bardheblu.

“Mënyra e të folurit të Halilit tregon diferencën mes nesh. Kush jam unë për Shkodrën e kush është ai për Tiranën, ka shumë njerëz që mund ta thonë, e tregon historia. Jo të jetë djali i tij, rëndësi ka që të jetë mirë sportivisht.

Nëse vazhdon kështu, e ke marrë në qafë djalin. Ai është djalë shumë i edukuar. Ti je gangrena. Duhet kuptuar deri kur mund të shkosh. Ai nuk vjen nga futbolli dhe kjo është diferenca. Ti nuk e do Tiranën, ti e ke bërë pronë tënden.

Grentit i bëj një këshillë se është edhe djalë shumë i mirë dhe më i formuar. Të mos i ngarkojë peshë të madhe babait të tij, por të shkojë në një tjetër ekip.

Ka plot ekipe ku ai të luajë rregullisht në Shqipëri dhe jashtë. Te të rinjtë ka qenë kapiten dhe ka bërë shumë mirë, por unë mendoj se ka ngelur në vend, nuk është rritur si futbollist”, replikoi Hafizi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!