Një monedhë ari, gati 800-vjeçare, e cila tregon portretin e parë “të vërtetë” të një mbreti anglez, është shitur për gati gjysmë milioni paund. Monedha me portretin e Henry III është cilësuar të jetë që nga viti i largët 1257.
Ajo u shit në ankand në Teksas për 526 mijë paund, pas17 oferta u bënë për monedhën. Mbreti anglez, Henry mori fronin në moshën 9 vjeç, pas vdekjes së babait të tij, mbretit John dhe mbretëroi nga viti 1216 deri në vitin 1272. l.k/abcnews.al