Shoferët mund të shikojnë filma, vendi i parë në botë që lejon ngarjen pa duar

schedule11:34 - 25 Janar, 2021

schedule 11:34 - 25 Janar, 2021

Britania do të bëhet vendi i parë në botë që lejon shoferët të heqin duart nga timonët në autostrada. Teknologjia e mbajtjes së korsive do t’u lejojë shoferëve të shikojnë filma ose të dërgojnë tekste dhe email, e cila pritet të nisë këtë verë.  Sipas gazetës britanike “The Sun“, kjo do të lejohet në një shpejtësi deri në 60 km/orë.

“Asnjë vendim nuk është marrë ende nëse do të lejohet që ALKS të funksionojë deri në 113 km/orë.” Qeveria do të legalizojë sistemin automatik të mbajtjes së korsisë (ALKS), teknologji në bord që merr kontrollin e plotë të një makine dhe e mban atë brenda korsisë së saj.

Makinave nuk do t’ju lejohet ndryshimi i korsisë për të shmangur aksidentet. Tesla e re dhe Mercedes S-Class pritet të jenë modelet e para që do të kualifikohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!