Rikthimi i sekuestrove të pasurive, Llalla i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë

schedule10:23 - 25 Janar, 2021

schedule 10:23 - 25 Janar, 2021

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që riktheu sekuestron e pasurive.

Hetimet për ish-kryeprokurorin kanë nisur prej rreth dy vitesh.

Llallës i është komunikuar pranverën e vitit të shkruar akuza “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Hetimi ndaj ish-kryeprokurorit u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, por më pas u transferua në ish-prokurorine e Krimeve të Rënda.

Më  datë 20 Gusht 2018 ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur  masën “sekuestro preventive” për pasuritë në emër të tij, që janë kryesisht toka në Durrës dhe Tiranë.

Vlera e pasurive të ish-kryeprokuroriti ishte rreth 1 miliardë lekë. Adriatik Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja e pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!