Një ekip studiesish në Spanjë që po gërmonin varrin megalitik të Montelirios kanë zbuluar një kamë të formuar nga kristalet e shkëmbit. Sipas tyre, kama është “mjeti më i sofistikuat teknikisht” që është zbuluar ndonjëherë në Iberinë Prehistorike dhe ka aftësi të mëdha për të gdhendur.
Objekti rreth 5 mijë vjeçar u gjend larg minierave të kristalit, gjë që tregon se dikur i përkisnin njerëzve elitar. Sipas studiuesve, kristali i shkëmbit gjatë kësaj kohe mund të ketë patur një rëndësi simbolike dhe përdorej për fuqi magjike. Objekti, rreth 22 cm i gjatë u gjet me 10 maja shigjete dhe katër tehe.
“Lidhja e tehut të kamës me një dorezë të bërë prej fildishi, gjithashtu një lëndë e parë jo-lokale që duhet të ketë pasur një vlerë të madhe, sugjeron fuqimisht statusin e rangut të lartë të njerëzve që përdorin objekte të tilla.”, shprehen studiuesit. /abcnews.al