Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ AKU pushim të shtunën, Spiropali inspektime për petët e bakllavasë në Kamzë

schedule16:32 - 23 Janar, 2021

schedule 16:32 - 23 Janar, 2021

Si e shtunë me shi, ministrja Elisa Spiropali e ka shfrytëzuar për një “inspektim” në një prej pastiçerive të Kamzës.

Ajo ishte në pastiçerinë e Fatmirit, ku pasi ka inspektuar furrën nëse kishte temperaturën e duhur, i është futur punës për të bërë bakllavanë.

Spiropali, nuk i ha shumë ëmbëlsirat, megjithatë kjo nuk e ka penguar që t’i hedhë fillimisht arrat bakllavasë dhe shërbetin pas pjekjes, ndërkohë që pronari i pastiçerisë pati shansin që të përfitonte eksperiencë të re në mënyrë se si bëhet bakllavaja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!