Burrit i kthehen pushimet në makth, bashkëshortja e tradhton me masazhierin e hotelit

schedule11:49 - 23 Janar, 2021

schedule 11:49 - 23 Janar, 2021

Hoteli i ëndrrave “The Palms” doli të jetë një makth për një burrë, pasi gruaja e tij “u josh” nga një masazhier i hotelit.

Sipas “Independent”, burri i njohur si Michael, e përshkroi vendin si një resort të bukur, por më pas e fshiu komentin e tij pozitiv.

Ai e përshkroi hotelin se kishte një shërbim shumë të mire dhe gjithçka ishte e bukur dhe këndshme. Mirëpo gjërat ndryshuan kur ai u kthye në në hotel pasi shkoi në shtëpi për të marrë djalin e vetë, Tom për t’ju bashkuar pushimeve.

Kur u kthye gjërat iu dukën paksa të çuditshme dhe më pas gruaja i tregoi se një nga masazhierët e joshi atë, edhe kaluan natën së bashku.

Ai tha se faji ishte i gruas, por ai deshi të paralajmëronte udhëtarët e tjerë se diçka e ngjashme mund t’i ndodhte edhe atyre.

Resorti tropikal ka 72 suita dhe mbi 60 mijë metra katrorë pronë. Duket me të vërtetë parajsë, por me një kusht, sipas Michael, mos e lini gruan të bëjë masazh. l.k/abcnews.al