A e dini se çfarë kanë të përbashkët avokado dhe banania

schedule22:02 - 22 Janar, 2021

schedule 22:02 - 22 Janar, 2021

Avokado është shumë i pasur me kalium. Një racion me avokado ofron 729 miligramë kalium ose mbi 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore të tij që është 4700 miligramë.

Përveç kaliumit, avokado është shumë i pasur me yndyrna të pangopura të cilat ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.

Sipas agroweb.org, ato kanë gjithashtu vitamina dhe minerale të rëndësishme që fuqizojnë funksionin e qelizave.

Bananja nga ana tjetër ofron 487 miligramë kalium ose rreth 10 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Veç tij, bananja përmban edhe vitaminë C dhe plotëson 38 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës B6.

Pavarësisht larmisë së ushqyesve, të dy produktet duhen ngrënë rregullisht por pa e tepruar./abcnews.al