Policia ruse arrestoi mbështetësen e Navalny, thirrje për protesta

schedule15:51 - 22 Janar, 2021

schedule 15:51 - 22 Janar, 2021

Policia ruse ka arrestuar bashkëpunëtoren e ngushtë të politikanit të burgosur rus të opozitës Alexei Navalny. Ndërkohë, mbështetësit e tij kanë bërë thirrje për protestë të shtunën.

Policia e Moskës thotë se çdo demonstratë dhe provokim i paautorizuar do të “shtypet menjëherë”.

Më shumë se 55 milion njerëz kanë shikuar videon e tij në lidhje me pallatin luksoz të Presidentit Vladimir Putin të Detit të Zi. Kremlini mohon që prona i përket presidentit.

Navalny u arrestua të dielën e kaluar pasi ai u kthue përsëri në Moskë nga Berlini, ku qëndronte nga gushti i vitit të kaluar pasi u helmua.

Kur u kthye, Navalny u mor menjëherë në paraburgim dhe u shpall fajtor për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.

Midis të arrestuarve në Moskë të enjten ishin zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh dhe një nga avokatët e tij, Lyubov Sobol.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!