Zyrtare/ Polonia zgjedh trajnerin e ri, i beson stolin një portugezi

schedule18:58 - 21 Janar, 2021

schedule 18:58 - 21 Janar, 2021

Paulo Sousa është trajneri i ri i Polonisë. Drejtuesit e PZPN (Federata Polake e Futbollit), shkarkuan Jerzy Brzeczek pak ditë më parë dhe nuk kanë humbur kohë për të zgjedhur timonierin e ri të kombëtares.

50-vjeçari portugez ka drejtuar skuadra si Fiorentina, Bordeaux dhe Leicester City, teksa fitoi titullin kampion nën drejtimin e Basel në Zvicër dhe Maccabi Tel Aviv në Izrael.

Jam i nderuar dhe krenar që jam trajneri i Polonisë. Falënderoj presidentin e PZPN, Zigi Boniek. Polonia është një vend që e do futbollin dhe jam i bindur që entuziazmi juaj do na japë forcë, mbështetje dhe besim“, deklaroi Paulo Sousa.

Polonia është një nga rivalët e Shqipërisë në grupin I të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Hungaria, Andorra dhe San Marino. /abcnews.al