VIDEO/ Pas inagurimit, Biden kërceu me nipin e tij tetë muajsh

schedule11:26 - 21 Janar, 2021

schedule 11:26 - 21 Janar, 2021

Një ditë më parë është bërë edhe inagurimi i presidentit të ri të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.  Pas inagurimit e gjithë familja  e presidentit Biden e ka shijuar shfaqjen festive nga Shtëpia e Bardhë.

Ai që e ka shijuar postin e gjyshit ka qenë dhe nipi 8 muajsh i Bidenit. Në ceremoninë e djeshme të betimit, ai kërcente në krahët e gjyshit të tij në fillim të koncertit në Shtëpinë e Bardhë.

Veçanërisht emocionuese ishte momenti kur presidenti 78-vjeçar kishte në krahë fëmijën e djalit të tij 50-vjeçar, Hunter Biden, Beau të vogël . Vogëlushja u emërua pas vëllait të Hunter, i cili vdiq në 2015 nga kanceri i trurit.

Më parë, e gjithë familja mori pjesë në ceremoninë e betimit, së bashku me Beau-në e vogël, ndërsa Presidenti i ri i SHBA, një natë para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë, nga ku do të shikonte pjesën tjetër të shfaqjes, mbajti një fjalim , gjatë të cilit ai përsëriti thirrjet uniteti dhe këmbënguli në besimin se më e mira është ende për të ardhur për kombin : “siç thashë më parë, ne mësuam që demokracia është e vlefshme dhe mbizotëronte falë teje” , tha ai, duke iu drejtuar audiencës.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!