Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Xhaçka ka shprehur mirënjohjen për ambasadorin Luigi Soreca për punën e tij dhe organizmin e mbledhjes.
Ministrja thekson se kanë shkëmbyer pikëpamjet, ndërsa shton se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Sipas saj Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet..
“Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Mirënjohje ndaj Amasadorit Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Falenderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm.
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis për kornizën negociuese dhe duke caktuar një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021”, shprehet ministrja. g.v/abcnews.al