Porsche 914 është një model i harruar zakonisht, por tashmë një kompani britanike po përpiqet ta risjellë atë në një version të ri. Fifteen Eleven Design deklaroi se është në proces të ndërtimit të makinës numër 1 dhe vetëm një ditë më parë, publikoi imazhet e para.
Ndryshimi më i madh në makinën standarde është një motor 3.4 litërsh. Dritat LED janë shtuar në pjesën e përparme ndërsa pjesa e brendshme është pjesërisht lëkurë. Ashtu si origjinali, ky 914 do të jetë i pajisur me një çati e cila do të jetë transparente.
![]()
‘Vizioni ynë është të rikrijojmë makina klasike në restaurime të ditëve moderne, të cilët çdokush do të ishte krenar t’i ngiste,’ tha Chris Mellors, drejtori menaxhues i Fifteen Eleven Design.


