Davide Pekoreli, sipërmarrësi italian që humbi gjurmët në Shqipëri është telefonuar për disa herë nga punonjësit e tij por pa përgjigje. Sipas mediave italiane celulari i tij vijon të bjerë ende.
Hyrja e fundit në Whatsapp daton në datë 6 Janar në orën 16:12 ditën në të cilën humbën gjurmët e tij. Personi i parë që paraqiti denoncim për zhdukjen e tij ishte ish-gruaja e cila deklaroi se Davide kontaktonte çdo natë me të për ta pyetur për fëmijët. Hetimi për zhdukjen e tij është tashmë në duart e Interpolit.
Ish-gjyqtari italian Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë. Ai kishte marrë me qira në makinë në datën 9 Janar. Kjo e fundit u gjet e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë.
Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy net në Hotel Turizmi. Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro./mv.abcnews.al