Zbulohet skena nudo e Merlin Monro në filmin e saj të fundit

schedule21:13 - 13 Gusht, 2018

schedule 21:13 - 13 Gusht, 2018

Zbulohet një skenë nudo e aktores së famshme amerikane Marilyn Monroe, që ishte xhiruar për filmin e saj të fundit në 1961. Ky xhirim nuk ishte përfshirë në film, por ishte ruajtur nga producenti Frank Taylor.

Një skenë nudo në filmin e fundit të Merlin Monro, që mendohej se ishte shkatërruar, është gjetur pas shumë vitesh. Bëhet fjalë për një pasazh të xhiruar për filmin “Antikonformistët” në vitin 1961 nga regjisori Xhon Hjuston. Skenat kanë dalë në drite falë Sharl Kasilo, gjatë punës së tij për librin  “Merlin Monro; jeta private e një ikone publike”. Autori i librit ka intervistuar Kërtis Tejlor, djalin e producentit Frenk Tejlor, i cili tha se filmimin e gjeti të fshehur në një dollap, të mbyllur që pas vdekjes së të atit në 1999. Tejlor tha se asnjë vendim nuk ishte marrë se çfarë do të bëhet me këtë filmim.

Lidhur me pamjet që shfaqen në këtë xhirim, është bërë e ditur se bëhet fjalë për një skenë pasionante të divës Merlin Monro me aktorin Klerk Gejbëll. E famshmja Monro lejon t’i bjerë një tyl i hollë dhe trupi i saj mbetet plotësisht i zbuluar.

Ky xhirim nuk u bë pjesë e filmit në 1961, por nëse do të ishte përfshirë, do të ishte një nga të parat skena nudo të një aktoreje amerikane në epokën e kinemasë së shëndetshme.

Regjisori John Huston zgjodhi të mos përfshinte atë me sa duket sepse mendonte se nuk ishte e nevojshme për filmin. Por Frank Taylor, duke i mbajtur këto xhirime, ruajti një vlerë krijuese nga ajo vendngjarje.

Skenari i filmit “Antikonformistët” është shkruar nga bashkëshorti i atëhershëm i yllit të kinemasë Merlin Monroe, Artur Miler. Filmi tregon historinë e tre kauboysve që konkurojnë me njëri-tjetrin për të marrë vëmendjen e një gruaje të bukur. Veç të tjerash, ky ishte filmi i fundit i divës së Kinematografisë, Merlin Monro, që u nda nga jeta në vitin 1962. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!