KQZ apel qytetarëve: Verifikoni emrin në listën e zgjedhësve! Rinovoni dokumentin e identifikimit

schedule11:50 - 20 Janar, 2021

schedule 11:50 - 20 Janar, 2021

Kur kanë ngelur tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar qytetarëve me apelin që të verifikojnë emrin në listën e zgjedhësve, të kontrollojnë vendndodhjen e qendrës së votimit si dhe të rinovojnë dokumentin e identifikimit.

KQZ thekson se në rast se do të konstatohen parregullsi në të dhënat, qytetarët duhet të paraqiten menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Apeli i plotë i KQZ-së

KQZ apel qytetarëve: Verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, kontrolloni vendndodhjen e qendrës së votimit. Rinovoni dokumentin e identifikimit.​

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.

Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qëndrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së ëëë.kqz.gov.al, ose atë të Ministrisë së Brendshme www.mb.gov.al.

Në rast se konstatoni paregullsi tek të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre.
Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektronik zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim.

Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, qendrën tuaj të votimit dhe rinovoni dokumentin tuaj të identifikimit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!